Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ 'Lum unë që jam i shkurtër', Xhoda vë në siklet aktoren në xhirimet e filmit

VIDEO/ 'Lum unë që jam i shkurtër', Xhoda vë në siklet aktoren në xhirimet e filmit

11:26, 01/09/2019
A+ Aa A-

Xhirimet për filmin "I love Tropoja" nga Ermal Mamaqi, me kastin e aktorëve të njohur e shumë të dashur për publikun, kanë nisur që prej disa ditësh.

Kurioziteti dhe padurimi vazhdon të rritet në radhët e publikut, i cili mezi po pret ta shikojë të finalizuar në ekran.

Ditën e sotme, Ermali ka publikuar një video që të shkrin së qeshuri, ndërmjet dy personazheve që janë pjesë e filmit, Arjola Demiri dhe Irgen Çela. Videoja në fjalë, është një moment i filmuar në prapaskenat e filmit.

Në video dëgjohet zëri i Irgenit teksa thotë "Futu Arjola" ndërkohë që i paraprin asaj që të futet brenda një shtëpie.

Dera e shtëpisë ka përmasa të vogla dhe Arjolën nuk e nxë prandaj i duhet të ulet që të hyjë brenda. "Lum si unë që jam i shkurtër", dëgjohet zëri i Irgenit ndërmjet të qeshurave.

View this post on Instagram

Back Stage ...@arjolademiri @cela_irgen @ilovetropoja_filmi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco