Modelja me bikinet më të vogla në botë 'çmend' rrjetin

Modelja me bikinet më të vogla në botë 'çmend' rrjetin

19:01, 25/08/2019
A+ Aa A-

Së fundmi, kemi parë disa trende të bikineve shumë të çuditshme – nga bikinet që zbulojnë shumë pjesën e poshtme të gjoksit deri te towelkini [kombinim i kostumeve për det dhe peshqirit.

Në trendet e sivjetme të bikineve nuk kanë munguar as bikinet që i kanë lënë shumë pak vend imagjinatës.

Por, duket se këtë trend të bikineve e ka çuar në një nivel tjetër shumë ekstrem modelja e Playboy-it Cassandra Sienega.

Sienega ka postuar një fotografi në Instagram gjatë festimeve të ditëlindjes së saj ku shihet se ka të veshur bikine ngjyrë rozë që s’mbulojnë asgjë.

Rrobat e banjos krejt të pazakonta janë të krijuara nga tri copa krejt të vogla materiali ngjyrë rozë që mbahen nga rripa të tejdukshëm.

Bikinet janë aq të vogla, sa po ta shohësh modelen nga prapa, nuk gabon nëse thua se ajo është krejtësisht e zhveshur.

Madje, dikush i ka cilësuar këto bikine të modeles së Playboy-it si “bikinet më të vogla në botë”.

Derisa shumë e komentuan se modelja dukej shumë seksi, pati edhe plot komente qesharake poshtë fotografisë.

“Kaq shumë material në këto bikine. Si i pastron ato”, kishte shkruar dikush.

“Sapo e ke thyer rekordin për bikinet më të vogla në botë”, kishte thënë një komentues tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco