Floriana Garo zbulon gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë shumë shpejt

Floriana Garo zbulon gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë shumë shpejt

17:32, 25/08/2019
A+ Aa A-

Floriana Garo është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e bukur moderatorja e dha në qershor gjatë intervistës në emisionin e Rudinës, kur ishte vetëm tre muajshe. Ajo ka shprehur emocionet e para dhe dëshirën për të pasur një djalë, pasi në atë kohë ende nuk e kishte parë gjininë.

Por duket se dëshira e Florianës për të pasur djalë është bërë realitet. Në muajin e gjashtë të shtazënisë, ajo ka zbuluar për publikun se është në pritje të një bebushi djalë. Ajo e ka dhënë lajmin me anë të një fotoje, ku shfaqet si gjithmonë e ëmbël, por me një nur shtatzënie. E veshur me një fustan të gjatë shumëngjyrësh, me dekolte të hapur, ajo ka pozuar e qeshur me dorën te barku.

“Pres një djalë! 6 muajshe shtatzënë”, -ka shkruar ajo përkrah fotos.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Expecting a baby boy! ?? #6monthspregnant

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco