Sherr me Erik Lloshin/ Anxhela Peristeri mbyll gojët e liga me postimin e saj

Sherr me Erik Lloshin/ Anxhela Peristeri mbyll gojët e liga me postimin e saj

22:40, 24/08/2019
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në mediat rozë po përflitet për një sherr të mundshëm mes këngëtares Anxhela Peristeri dhe kolegut të saj, Erik Lloshi.

Shkak për këto zëra janë bërë mungesa e Anxhelës në dasmën e Erikut pak ditë më parë, si dhe mungesa e këtij të fundit në koncertin që Anxhela mbajti vitin e kaluar.

Deri më tani, asnjë prej personazheve nuk e ka komentuar një gjë të tillë, megjithatë një postim i Peristerit së fundmi në Instagram duket se ka sqaruar njëherë e mirë situatën mes dy artistëve.

Anxhela mbrëmjen e djeshme ka postuar këngën më të fundit të prodhuar nga Eriku, një dedikim dashurie për bashkëshorten e tij, Romina Sablic.

“Shumë suksese Erik Lloshi. Dashuria të frymëzoftë për këngë sa më të bukura!”-ka shkruar artistja duke shprehur mbështetjen e saj për kolegun e duke hedhur poshtë zërat se mes tyre ka pasur një sherr a një hatërmbetje.

Image

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe bashkëshortja e Erikut, Romina, e cila në gjuhën e emoji-ve i ka shprehur mirënjohjen Anxhelës por postimin dashamirës. Pra, zonja dhe zotërinj, krisma nuk ka patur!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco