FOTO/ ‘Vetëm po pate lekë e bën belin si ty’ Lori Hoxha i kthen përgjigje epike ndjekësit

FOTO/ ‘Vetëm po pate lekë e bën belin si ty’ Lori Hoxha i kthen përgjigje epike ndjekësit

13:25, 24/08/2019
A+ Aa A-

Ditët e fundit Lori Hoxha ndodhet me pushime në Itali me mamanë e saj, Vjollca Hoxhën.

Nënë e bijë duket se po ia kalojnë shumë bukur në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe Lori ka postuar shpesh foto nga darkat apo vendet ku kanë shkuar.

Mëngjesin e sotëm fashionistja ka postuar një foto nga ballkoni hotelit me një pamje mbresëlënëse, teksa shfaqet duke pirë një filxhan kafe, e veshur me rrobabanjo, gati për të bërë plazh më vonë.

"Parajsa ime është në Itali dhe përfshin shumë kafe", është përshkrimi me të cilin Lori ka shoqëruar këtë foto që ka shkaktuar komente të shumta.

Disa prej ndjekësve e kanë akuzuar Lorin se ka përdorur fotoshop për të holluar belin. 

Madje njëri prej tyre i komenton: "Vetem po pate lek e ben belin si ty, ose po pate llogari ne Photoshop".

 "Imagjino ti kesh te dyja", ia kthen Lori, koment i cili ka marrë qindra pëlqime nga ndjekësit të cilët janë shkrirë së qeshuri me përgjigjen e fashionistas.

Image

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco