Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Flet ish i dashuri i gruas së Leo Messit: ‘Të paktën ajo më...’

Flet ish i dashuri i gruas së Leo Messit: ‘Të paktën ajo më...’

21:22, 23/08/2019
A+ Aa A-

Në përgjithësi besohet se Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo kanë qenë të dashur çmendurisht pas njëri-tjetrit që në fëmijëri, por njëri nga miqtë e nuses pranoi, se ajo që sot njihet si zonja Messi, ishte e përfshirë në një marrëdhënie dashurie me dikë tjetër për një kohë, ose e thënë më saktë për disa vite.

Messi dhe Antonella, së bashku për një dekadë

Një nga miqtë e Antonellës i tha revistës “Para Ti”, se ndërsa çifti i lumtur e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin 10 vjeç, marrëdhënia e tyre filloi të bëhet serioze vetëm në 2007.

Roccuzzo, ose “La Negra” siç njihej në Rosario, u takua me miqtë e saj për të festuar 'Ditën e Miqësisë (El Día del Amigo) më 20 korrik dhe ky ishte momenti kur të gjithë e morëm vesh që ajo dhe Leo po dilnin së bashku: “Ne u takuam siç kishim bërë gjithmonë dhe ajo nxori një telefon Blackberry, që Leo i kishte dhuruar asaj. Antonella nuk tha asgjë tjetër, por ne të gjithë e morëm me mend, se ata kishin filluar ta takonin njëri-tjetrin ”, shpjegoi miku i Antonella.

Messi dhe Antonella e kanë njohur njëri-tjetrin që në fëmijëri, pasi janë prezantuan nga Luca Scaglia, kushërira e Antonellës. Pikërish Luca është kujtuar edhe për momentin e parë të njohjes së tyre. Ishte pikërisht Messi në moshën 9-vjecare, i cili e kishte pyetur Lucan për Antonellën: “Kush është ajo?”. Leo më vonë i shkruajti Antonellës 8-vjeçare një letër, në të cilën ai shpjegonte: “Një ditë ne do të jemi unë i dashuri jot dhe ti e dashura ime”.

Messi e la Antonella në harresë për të shkuar në Spanjë

Nja dy vjet më vonë, Leo dhe familja e tij u larguan nga Rosario për në Spanjë, në mënyrë që të mund të vazhdonte karrierën e tij tek FC Barcelona. Kjo bëri që dashuria e tij me Antonellën të bëhej platonike. Antonella filloi të dilte me një djalë tjetër. Por disa vjet më vonë, Antonella la të dashurin e saj, kur mësoi se Messi ishte duke ardhur për vizitë në vendlindjen e tij, Argjentinë. Sipas shoqes së saj, ajo ndërpreu marrëdhëniet me partnerin dhe shkoi të kërkonte Leo.

Kjo ishte një goditje në zemër në mënyrë filozofike për ish të dashurin e Antonellës. “Ajo më la mua, por të paktën nuk më la për një mashkull dosido, - ajo më la për Messin ...", u shpreh ai në një deklaratë për mediat lokale, në momentin kur p[o kujtonte marrëdhënien në 2010. /SYRI.net/

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco