Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

FOTO/ Reagon për herë të parë Miley Cyrus, hedh poshtë akuzat për tradhti

FOTO/ Reagon për herë të parë Miley Cyrus, hedh poshtë akuzat për tradhti

13:40, 23/08/2019
A+ Aa A-

Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley Cyrus u përfol se kishte nisur një romancë të re me mikeshën e saj, Kaitlynn Carter, e cila gjithashtu sapo ishte ndarë nga partneri, Brody Jenner.

Vajzat u panë duke kaluar momente tepër intime në jaht, teksa putheshin dhe përkëdheleshin me njëra-tjetrën, duke lënë të kuptohet se kanë më shumë se shoqëri.

Ditën e djeshme, Liam ka firmosur dokumentat për divorc nga Miley, duke i dhënë fund njëherë e mirë marrëdhënies së tyre, vetëm 8 muaj pasi u martuan.

Këngëtarja është akuzuar për tradhti ndaj të dashurit, por Miley së fundmi ka hedhur poshtë këto fjalë përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Unë mund të pranoj që jeta që kam zgjedhur do të thotë se duhet të jetoj plotësisht e hapur dhe transparente me fansat e mi që i dua, dhe publikun, 100% të kohës. Ajo çfarë nuk mund të pranoj është kur thuhet se po gënjej për të fshehur një krim që nuk e kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur”- ka shkruajtur Miley.

Më tej Miley shton se tradhtia nuk është arsyeja e ndarjes dhe pavarësisht gjithçkaje ajo vazhdon të dashurojë Liam-in

“Unë mund të pranoj shumë gjëra, por jo ato që thuhen se unë dhe Liam prishëm martesën pas një tradhtie. Unë dhe Liam iahim bashkë për një dekadë. Unë e kam thënë dhe është e vërtetë. Unë e dua Liam dhe do e dua gjithmonë” shkruan Miley duke na lënë zemërthyer.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco