Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Del momenti pas shembjes së skenës në koncertin e reperit të njohur ku bënte pjesë dhe Dhurata Dora

VIDEO/ Del momenti pas shembjes së skenës në koncertin e reperit të njohur ku bënte pjesë dhe Dhurata Dora

11:50, 23/08/2019
A+ Aa A-

Një incident me pasoja fatale ka ndodhur së fundmi në koncertin e reperit të njohur algjerian Soolking.

 Teksa ai ishte duke mbajtur koncert në një stadium në Algjeri një turmë e madhe njerëzish që po nxitonin, janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve.

Mediat e huaja raportojnë se deri më tani kanë ndërruar jetë 5 persona dhe më shumë se 20 të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital.

Në këtë koncert që është transmetuar live në televizionin Algjerian ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora.

Gjithashtu është raportuar se incidenti fatal ka ndodhur pasi organizatorët kishin shitur bileta jashtë kapacitetit të stadiumit i cili kishte 15 mijë vendeve.

Por besohet se në stadium ishin 25 mijë persona, ku ata që ishin të vendosur në fushë mezi kishin hapësirë për të lëvizur.

 Gjendje u përkeqësua kur autoritetet kanë hapur dyert e stadiumit dhe si pasojë e kësaj, ka ardhur dhe incidenti fatal.

Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por  disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium.

Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit që i mori jetën 5 perosnave dh eqë lëndoi 20 të tjerë

ImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco