Vrasje të vogla/ Emre i nxjerr sekretet të gjithëve, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Emre i nxjerr sekretet të gjithëve, ja ç’do ndodhë nesër

21:21, 22/08/2019
A+ Aa A-

Arzu dhe Mehmet shkojnë për darkë në shtëpinë e Pelinit dhe Tajlanit. Ata habiten kur Burxhu dhe Emre shfaqen papritur në derë. Arzu mendon se Pelin e ka ftuar Burxhun me qëllim. Emre i shqetëson të gjithë në tavolinë duke thënë se di shumë për ta.

Ai thotë se e di lidhjen e që ka pasur Burxhu me Mehmetin. Arzu dhe Mehmet vendosin të largohen nga darka. Emre hap çështjen e vrasjes së Edipit dhe helmimit të Elifit. Pelin e përzë Emren nga darka por ai nuk pranon.

Nilaj kujton ngjarjen që ka ndodhur në shkollë. Ajo me një shok të klasës kanë mbyllur një djalosh në një dhomë të shkollës pasi ai ngacmonte Nilajin. Djaloshi vuante me frymëmarrjen dhe është gjetur pa ndjenja. Kerim fton për darkë Ojan.

Oja kërkon të dijë pse mes Kerimit dhe Serhanit ka armiqësi. Oja i tregon Kerimit për lidhjen e saj me Serhanin. Kerim kujton lidhjen e tij me Merven dhe faktin që ata e mbanin të fshehtë nga të tjerët. Burxhu akuzon Pelinin se i ka treguar Emres për lidhjen e saj me Mehmetin.

Burxhu largohet nga darka duke i akuzuar të gjithë se i duan të keqen. Arzu ofendohet nga Pelini dhe largohet nga darka bashkë me Mehmetin. Emre kërcënon Pelinin se hakmarrja e tij sapo ka filluar./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco