Bebe Rexha prezanton edicionin e sivjetmë të “MTV Video Music Awards”

Bebe Rexha prezanton edicionin e sivjetmë të “MTV Video Music Awards”

17:29, 22/08/2019
A+ Aa A-

Bebe Rexha ka konfirmuar se do të jetë një nga prezantueset e këtij edicioni të “MTV VMA”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “MTV Video Music Awards” do të mbahet më 26 gusht 2019 në New Jersey.

Në mesin e emrave të njohur të industrisë së muzikës që janë të nominuar, janë edhe shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max.

Përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka konfirmuar se përveç se është e nominuar për çmim, ajo është një nga prezantueset e kësaj ceremonie.

Kujtojmë se Bebe Rexha është e nominuar në kategorinë “Best Dance” me dy këngë, “Call You Mine”, në bashkëpunim me The Chainsmokers dhe “Say my name” me David Guetta dhe J-Balvin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco