Bebe Rexha performoi në Albany

Bebe Rexha performoi në Albany

22:52, 20/08/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po mban turneun e saj të koncerteve në kuadër të turit të Jonas Brothers.

Ajo ka udhëtuar nëpër shtete të ndryshme të Amerikës, për të kënduar para fansave të saj hitet e karrierës së saj ndër vite.

Image

Së fundmi, Bebe Rexha ka mbajtur një koncert në qytetin Albany të New Yorkut.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe nga performanca e saj në këtë vend, nga ku shihet edhe salla ka qenë e mbushur plot.

Rexha ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore dhe koncerte të vazhdueshme.

Image

Ajo është e nominuar me dy klipe në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që do të mbahet në New Jersey më 26 gusht.

Bebe Rexha konkurron për çmimin “Kënga më e mirë ritmike” me klipet e saj “Say my name” dhe “Call you mine”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco