Vrasje të vogla/ Zbulohet vrasja që ka kryer Pelin vite më parë, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Zbulohet vrasja që ka kryer Pelin vite më parë, ja ç’do ndodhë nesër

20:25, 20/08/2019
A+ Aa A-

Burxhu kërcen me muzikë të lartë që të çmendë Arzun e cila e ka shtëpinë ngjitur. Arzu punon në verandën e shtëpisë por nuk arrin dot të përqëndrohet për shkak të muzikës së lartë. Nilaj shkon në shtëpi e shqetësuar dhe ndërron me shpejtësi bluzën e bërë me gjak.

Ajo kujton pak nga skena që ka ndodhur në shkollë. Nilaj telefonon dikë dhe nuk pranon të shkojë në polici. Mehmet zihet me Arzun dhe ajo e krahason veten me Burxhun duke thënë se nuk është një grua zbavitëse si ajo.

Mehmet i kujton Arzus se ata i premtuan njëri-tjetrin se do e lënë gjithçka pas. Burxhu përgjon Arzun dhe Mehmetin. Mehmet e pyet Arzun ku shkoi mbrëmë. Serhan kalon kohë me Denizin. Ai debaton me Ojan për faktin që ajo nuk i tregoi se Betyl ka takuar Denizin.

Oja i kërkon Serhanit mos ta marrë xhaketën e tij me justifikimin se do ja jap Denizit kur atë të marrë malli për të atin. Pelin nuk e lejon Tajlanin të takohet me Emren. Tajlan dyshon se Pelin ka diçka me Emren.

Pelin kujton që Emre e ka ndihmuar vite më parë kur ajo përplasi dikë për vdekje me makinë. Pelin merr shandanin dhe niset për ta zhdukur. Oja ndjek Pelinin. Kerim mëson se qentë e tij i kanë marrë për shkak se banorët janë ankuar.

Oja merr makinën e kuqe të Serhanit dhe e vendos para shtëpisë për ta çmendur Kerimin. Kerim shkon në shtëpinë e Ajshes dhe e kërcënon të tërheqë denoncimin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco