FOTO/ Rita shfaqet shumë ‘hot’ në plazhet italiane

FOTO/ Rita shfaqet shumë ‘hot’ në plazhet italiane

17:32, 20/08/2019
A+ Aa A-

Rita Ora po vazhdon pushimet e saj në Mediterran. Tani në një palë bikini me ngjyrë të zezë, Rita Ora shfaqet sërish provokuese nga Sardenja. Bukuroshja shqiptare është fotografuar teksa po shijonte një ditë tjetër me diell në jahtin privat.

Ajo madje është argëtuar me motoskaf në detin Mesdhe, duke bërë disa xhiro nëpër ujë. Rita ka filluar pushimin në Itali javë e kaluar dhe siç duket do ta mbyllë verën atje.

Këngëtarja vuri në pah format e saj të tonifikuara trupore. Ajo gjithashtu u fotografua në bordin e jahtit në brigjet e Porto Cervo, Sardenjë ndërsa shijonte rrezet e diellit dhe detin.

Rita nisi udhëtimin në Itali javën e kaluar ku u pa në skenë duke performuar së bashku me Jess Glynne.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco