Vrasje të vogla/ Shandani përfundon në duart e Merves, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Shandani përfundon në duart e Merves, ja ç’do ndodhë nesër

22:05, 19/08/2019
A+ Aa A-

Mamaja e Serhanit shkon në shtëpinë e Ojas për të takuar nipin e saj. Ajo kërkon që Deniz të marrë mbiemrin Aksak. Oja nuk pranon ndërsa Betyl përpiqet ta bindë se ajo është një gjyshe shumë e mirë. Betyl shkon të takojë Merven dhe i tregon që ka mësuar për arrestimin e Serhanit.

Merve i tregon se Serhan u arrestua për shkak të një incidenti. Ajo i kërkon Betylit të marrë makinën e kuqe që ka pasur dikur Serhani. Serhan shkon në shtëpi dhe Merve kupton se ai ndodhej tek Oja për shkak të njollës së bebit në këmishë.

Serhan kalon kohë me Milën dhe më pas largohet. Merve thërret Ajshen dhe të dyja vendosin të zgjidhin çështjen e Kerimit. Ajshe i premton Merves se do e zgjidhë ajo këtë çështje dhe do ankohet për qentë e Kerimit. Betyl shkon në kompaninë e Serhanit dhe i tregon që u takua me Denizin.

Ajo i kërkon Serhanit të hapë gjyq për t’i vendosur Denizit mbiemrin e tyre. Arzu vendos të kalojë darkën me familjen. Tajlan dhe Pelin takohen me Emren gjatë vrapimit në pyll. Emre i kujton Pelinit të shkuarën dhe e kërcënon me një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë.

Arzu gjen shandanin në dollapin e saj dhe vendos ta zhdukë nga shtëpia. Ajo zhgënjen familjen duke u larguar në mes të natës. Oja ndjek Arzun fshehtas.

Arzu kupton se Oja po e ndjek dhe e gënjen. Arzu ia çon shandanin Merves. Merve ia jep Shandanin Pelinit dhe i thotë ta zhdukë. Pelin e fsheh shandanin nga Tajlani./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco