Çfarë ka ndodhur mes Anxhelës dhe Erik Lloshit? E mohuan prishjen e miqësisë por ky detaj i nxjerr zbuluar

Çfarë ka ndodhur mes Anxhelës dhe Erik Lloshit? E mohuan prishjen e miqësisë por ky detaj i nxjerr zbuluar

12:12, 19/08/2019
A+ Aa A-

U shkruajt gjatë në mediat rozë ditën e djeshme për këngëtarin Erik Lloshi i cili i dha fund beqarisë me një dasëm madhështore.

Image

Në videot e publikuara nga dasma u pa që ishin të ftuar shumë nga Vip-at shqiptarë si Aurela Gaçe, Blerina Braka, Olta Boka, Kledi Bahiti etj, mirëpo të gjithëve u ra në sy mungesa e këngëtares Anxhela Peristeri.

Anxhela dhe Eriku kanë qënë miq shumë të mirë madje ato kanë sjellë dhe bashkëpunime të cilat janë kthyer në hite.

Ndonëse Anxhela e ftuar në “Vizioni i Pasdites” hodhi poshtë zërat se miqësia e tyre ka marrë fund, siç duket mungesa në dasmën e Erikut vërteton faktin se ata nuk shkojnë mirë.

Kujtojmë që në vitin 2018-të Anxhela mbajti një koncert recital dhe Lloshi nuk ishte i pranishëm.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco