Eliza Dushku publikon FOTON e rrallë nga dasma e saj me një urim të ngrohtë për bashkëshortin

Eliza Dushku publikon FOTON e rrallë nga dasma e saj me një urim të ngrohtë për bashkëshortin

10:54, 19/08/2019
A+ Aa A-

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare Eliza Dushku një vit më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me biznesmenin e njohur amerikan Peter Palandijan.

E përsa i perket jetës private aktorja ka qënë shumë diskrete duke përfshirë kështu dhe fotot nga dasma e saj.

Por ditën e sotme në përvjetorin e saj të parë të martesës ajo ka publikuar një foto të rrallë nga ceremonia martesore me një urim të ngrohtë për bashkëshortin e saj.

“Gëzuar përvjetorin e parë zoti Palandjian, zemra ime. Bourne dhe unë jemi shumë me fat dhe në dashuri me ty”, shkruan ajo.

Kujtojmë që pak javë më parë ajo dhe Peter u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco