Aktorja e njohur bën dedikimin më të ëmbël për ditëlindjen e partnerit

Aktorja e njohur bën dedikimin më të ëmbël për ditëlindjen e partnerit

20:02, 18/08/2019
A+ Aa A-

Vanessa Hudgens dhe Austin Butler janë një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Hollywood’. Aktorët mundohen ta mbajnë lidhjen e tyre larg mediave dhe rrallëherë publikojnë foto bashkë, megjithatë sa herë e bëjnë diçka të tillë tërheqin vëmendjen e gjithë publikut.

Ditën e sotme, Austin feston ditëlindjen e tij të 28-të dhe Vanessa i ka bërë një dedikim publik. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gjysma ime, inspirimi dhe mbështetja ime e vazhdueshme, miku im më i ngushtë”, ka shkruar aktorja krahas disa fotove ku Austin dhe Vanessa shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Dyshja e aktorëve kanë nisur lidhjen e tyre që në vitin 2011 dhe pas 8 vitesh, vazhdojnë të jenë më të fortë se kurrë. Tani fansat presin nga momenti në moment që të ndodhi propozimi i shumë pritur dhe pse jo së shpejti, Vanessa-n dhe Austin t’i shohin të martuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco