Olti Curri tenton të thyejë xhamin e makinës: ‘Mirë se vini në Shqipëri!’ Ironizon incidentin me turistët spanjollë

Olti Curri tenton të thyejë xhamin e makinës: ‘Mirë se vini në Shqipëri!’ Ironizon incidentin me turistët spanjollë

17:27, 17/08/2019
A+ Aa A-

Incidenti horr i pronarit të një lokali në jugun e Shqipërisë me disa turistë spanjollë po bën xhiron e mediave shqiptare. Një ngjarje vërtetë e shëmtuar, e cila rrezikon të prishë imazhin e vendit tonë në sytë e turistëve, të cilët mund të duan të vizitojnë Shqipërinë.

Por menjëherë pas pamjeve horr, të përplasjes së pronarit të lokalit dhe turistëve, në rrjet ka pasur reagime të shumta.  Mes tyre edhe blogeri i njohur Olti Curri.

Ky i fundit ka ironizuar me ngjarjen, duke tentuar ta riprodhojë atë në mënyrë qesharake. Ai shfaqet në një video, duke qëlluar me grushte xhamat e një makine, një imitim me nota humoristike i ngjarjes së shëmtuar të para pak ditëve.

Kësaj videoje ai i ka lënë diçiturën në anglisht: “Mirë se vini në Shqipëri”. /SYRI.net/      

    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco