Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale, shqiptarja Ermonela Jaho i del në mbrojtje

Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale, shqiptarja Ermonela Jaho i del në mbrojtje

17:16, 17/08/2019
A+ Aa A-

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho i ka dalë në mbrojtje tenorit spanjoll Placido Domingo, pasi ky i fundit akuzohet nga një sërë grash për ngacmime seksuale. Jaho shprehet përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se Domingo, krahas faktit i të qenurit një artist legjendar, ka qenë gjithmonë  “më i patëmeti i zotërinjve”.

“Kam pasur nderin dhe privilegjin të këndoj me Maestro Placido Domingo në disa prodhime dhe koncerte në të gjithë botën. Përveç të qenit një artist legjendar dhe madhështor që ka dhënë një kontribut të pakrahasueshëm në botën e muzikës, dhe jo vetëm përmes shfaqjeve të tij, por edhe përmes përkushtimit të tij të thellë për zhvillimin e brezave të këngëtarëve të rinj, Maestro Domingo ka qenë gjithmonë jo vetëm më të hirshmit dhe të gjithëpërfshirurit e kolegëve, por edhe gjithmonë respektivi më elegant dhe i patëmetë i zotërinjve. Unë gjithmonë do të vlerësoj kujtesën e çdo përvoje artistike që kemi ndarë së bashku”– shkruan Ermonela Jaho.

Risjellim në vëmendje se tetë këngëtare dhe një balerinë kanë rrëfyer pak ditë më parë për AP-në se janë ngacmuar nga Domingo, duke filluar që nga fundi i viteve 1980. Megjithatë, duhet theksuar se asnjëra prej grave nuk ka ofruar si provë mesazhe apo letra.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco