Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.
Përmes një statusi në Instagram, Arditi shprehet i prekur që ka humbur një miqtë e tij më të mirë nga koha e Akademisë së Arteve.
Gjebrea thotë se është ajo koha pa kthim që të trishton.
"Trishtim! Gjergj Xhuvani, mik që tek Artet studentë bashkë, admirim i mëpasshëm për suksesin dhe talentin, mëndjen dhe unicitetin e tij – iku… Është ajo ikja pa kthim që të trishton! Paqe për ty, artist i papërsëritshëm si ty", shkruan Gjebrea në mesazhin e tij.
© SYRI.net
Zoti eshte i madh , po pse tek ai dhe jo ate kriminelin