Kënga ‘Shallow’ e Lady Gaga-s, e kopjuar?

Kënga ‘Shallow’ e Lady Gaga-s, e kopjuar?

22:45, 13/08/2019

Lady Gaga është goditur së fundmi nga akuzat e kantautorit Steve Ronsen, i cili pretendon se kënga “Shallow” përmban disa nota të këngës së tij “Almost”. Konkretisht bëhet fjalë për një vijë me tri nota.

Përmes avokatit Mark D. Shirian, Ronsen po kërkon një marrëveshje nga e cila të mund të përfitojë miliona dollarë. Mirëpo, “Page Six” shkruan se ekipi i Lady Gagas e konsideron pretendimin e Ronsen “shaka pa kripë”.

Risjellim në vëmendje se “Shallow” është kolona zanore e filmit “A Star is Born”, ku protagoniste kryesore krah aktorit Bradley Cooper ishte pikërisht fituesja e nëntë çmimeve “Grammy”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco