Tenori Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale

Tenori Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale

22:35, 13/08/2019

Tenori i mirënjohur Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale nga tetë këngëtare dhe një balerinë. Këto të fundit kanë rrëfyer për agjencinë amerikane të lajmeve “Associated Press” se tenori me origjinë spanjolle është përpjekur gjatë tre dekadave të fundit të kryejë marrëdhënie seksuale duke i premtuar favore, ndërsa në disa raste kur është hasur me kundërshtime, edhe duke i keqtrajtuar.

Njëra ka treguar madje se Domingo i fuste duart dhe e puthte pas performancave të saj në dhomën e zhveshjes dhe më pas në hotelet ku qëndronin bashkë.“Më futi duart poshtë fundit. Ai gjithmonë prekte në një farë mënyre dhe gjithmonë të puthte”.

Mirëpo, Domingo i ka mohuar akuzat. Ai ka deklaruar se ka patur vetëm raporte konsensuale. Rrëfimit të grave, të cilave nuk u bëhet i ditur emri, i janë bashkangjitur edhe deklaratat e 30 personave të ardhur nga bota e operas. Ata kanë deklaruar për “Associated Press” se kanë asistuar personalisht në sjelljet jo korrekte të Domingos. E megjithatë, fituesi i 14 çmimeve “Grammy” i mëshon pafajësisë së tij duke i përkufizuar akuzat “thellësisht shqetësuese dhe të pasakta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco