Pas ndarjes nga artisti 18 vjet më i ri, Belluci flet për dashurinë

Pas ndarjes nga artisti 18 vjet më i ri, Belluci flet për dashurinë

21:59, 13/08/2019

Ikona e bukurisë mesdhetare, Monica Belluci ka folur për mënyrën sesi ajo e percepton fundin e një marrëdhënieje, duke lënë të kuptohet se nuk është single.  Në një intervistë për revistën “Madame Figaro”, aktorja 55-vjeçare është shprehur se nevoja për të dashuruar nuk shuhet me fundin e një lidhjeje.

“Kur një marrëdhënie në çift përfundon nuk do të thotë që nuk dashuron më, nuk do të thotë që s’është e mundur të bësh përpara”-ka thënë Belluci.

Risjellim në vëmendje se aktorja italiane ka qenë e martuar prej shumë vitesh me Vincent Cassel, me të cilin ka dy vajza, dhe së fundmi është përfolur për lidhjen e shkurtër të dashurisë me artistin 18 vjet më të ri, Nicolas Lefebvre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco