Bieta Sulo ‘thumbuese’ ndaj emisionit të Rudina Magjistarit

Bieta Sulo ‘thumbuese’ ndaj emisionit të Rudina Magjistarit

21:14, 13/08/2019

Bieta Sulo ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për revistën “Class” eksperiencën e saj 1-vjeçare si moderatore në emisionin “Ftesë në Pesë”, në Top Channel. Ajo është shprehur se deri në mbyllje të sezonit televiziv “Ftesë në Pesë” ka arritur një shikueshmëri tepër të lartë në You Tube, duke lënë kështu pas një tjetër emision pasditeje që fillon në po të njëjtën orë.

Ndonëse këtij të fundit nuk i ka përmendur emrin, kuptohet që i është referuar emisionit të Rudina Magjistarit në TV Klan, pasi emisioni i pasdites në Vizion Plus starton në orën 18:00.

“Në një realitet mediatik, ku audiencë-matësit jamë të pabesueshëm nga të gjitha palët (emisionet investigative e kanë dëshmuar herë pas here mungesën teknike-logjistike të tyre për ta kryer funksionin), platforma Youtube bëhet arbitri më ekzakt në këtë drëjtim.

Deri në mbyllje të sezonit televiziv, mesi i korrikut, “Ftesë në 5” kishte një shikueshmëri në shifrën 10 milionë, duke qenë kështu emisioni i parë i orës 5 dhe me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë”– ka thënë Bieta Sulo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco