Dashuria e vërtetë ekziston! Njihuni me 10 çiftet më jetëgjatë të showbizit shqiptar

Dashuria e vërtetë ekziston! Njihuni me 10 çiftet më jetëgjatë të showbizit shqiptar

13:30, 31/07/2019
A+ Aa A-

Shumë prej personazheve të njohur nga bota e showbizit kanë pasur fatin të jetojnë brenda ndjenjës së dashurisë. Dashuria i ka mësuar të mos heqin dorë dhe t’ia dalin mbanë pavarsisht viteve.

Disa nga çiftet shqiptare më jetëgjatë e që na kanë bërë të besojmë se dashuria e vërtet ekziston janë:

1.Vera Grabocka dhe Timo Flloko:

Timo një ndër figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare dhe Vera një ndër regjisoret dhe producentet më të suksesshme në vend. Ky çift pavarsisht se kanë një mori vitesh të lidhur me njëri-tjetrin, ende duhen si ditën e parë. Dashuria e tyre iu krijoi familjen që gëzojnë sot, i bëri prindër me Lindën e më pas gjyshër.

Image

Anila dhe Ardit Gjebrea: Prej plot 24 vitesh Anila dhe Arditi janë shpatulla mbështetëse e njëri-tjetrit. Ato kanë ditur të ndajnë se bashku si dashurinë, ashtu dhe anën profesionale, pa e lejuar këtë të fundit t’iu vëri për poshtë ndjenjat. Edhe dashuria e tyre, u shoqërua me pritje të ëmbla dhe me ardhjen në jetë të dy fëmijëve të tyre.

Image

 Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi: Ami dhe Ermali, dy personazhet më të dashur për publikun, dashuria mes të cilëve lindi në skenën e spektaklit të “Portokalli-së”. Ato u njohën në vitin 2005 dhe pas pesë vitesh që jetuan një histori dashurie vendosën ta kurorëzojnë atë me martesë në vitin 2010 më 10 Shtator. Tani janë prindër të dy fëmijëve dhe çifti në fjalë është provë për dashurinë e vërtetë.

Image

 Miriam Cani dhe Alban Skënderaj: Të dy këngëtarë dhe njihen si një ndër çiftet më romantike të Showbizit. Janë njohur që në 2007-tën në një stacion treni në zvicër. Dashuria e tyre është kurorëzuar me martesë vetëm pas 12 vitesh histori. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe ato kanë ditur ta duan më së miri njëri-tjetrin dhe tani janë prindër të një vogëlusheje të quajtur Ameli.

Image

 Orinda Huta dhe Turjan Hyska: Një ndër çiftet më jetëgjatë të Showbizit. Në fillim të lidhjes Orinda ishte këngëtare e re ndërkohë që Turi ishte pjesë e “Produkt 28” . Me rreth 10 vite histori dashurie, ato e kurorëzuan dashurinë e tyre në 27 Korrik të 2017-tës. Çifti ka provuar se dedikimi “Të dua sa të ketë jetë” nga ana e Turit, është mëse i vërtetë.

Image

Besi dhe Xhensila Myrtezaj: Besi dhe Xhensila, janë njohur krejt rastësisht shumë vite më parë, por siç është shprehur vetë Xhensila “Rastësia është mbret i botës.” Pas një historie të gjatë dashurie, ku të dy provuan se janë të duhurit për njëri-tjetrin, Besi dhe Xhensila kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 1 Shtator 2017-të.

Image

 Oni Pustina dhe Linda Poda: E gjetën dashurinë tek “Dancing with the stars” në vitin 2010 dhe që nga atëherë nuk e lanë më kurrë të ikte. Dashuria e tyre vazhdon dhe dy balerinët ende e shijojnë praninë e njëri tjetrit njëlloj si në fillime.

Image

 Enada Hoxha dhe Gerd Vaso: Ndonëse historia e tyre nisi si çift rivalësh në balet para shumë vitesh, më pas ato u kthyen në një ndër çiftet e preferuara të artit në Shqipëri. Dashuria për baletin i lidhi akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe bëri që lidhja midis tyre të forcohej gjithmonë e më shumë./GazetaExpress.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco