VIDEO/ Capital T zbulon detaje nga supriza gjigande: Do mbetet gjatë.....

VIDEO/ Capital T zbulon detaje nga supriza gjigande: Do mbetet gjatë.....

09:32, 31/07/2019
A+ Aa A-

Capital T është një ndër reperët më të ndjekur që në fillimet e karrierës së tij.

Reperi numëron me dhjetra hite në repertorin e tij muzikor por vetëm këtë vit ai mund të realizojë ëndrrën e tij për një koncert recital.

Capital T ka zgjedhur Tiranën për të mbajtur koncertin dhe me siguri do të jetë një nga eventet më të rëndësishëm të vitit përsa i përket muzikës.

Capital T ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një video, e cila zbulon se si do të jetë ndërtuar skenografia e koncertit dhe gjithçka duket se është menduar në detaje.

Reperi ka treguar se kjo ka qenë një ëndërr e tij prej kohësh dhe se është i lumtur që më në fund po bëhet realitet.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës sime, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar Capital në postimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco