Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Pasi e shkarkuan nga Shqipëria, Panuccin e le dhe e dashura?! Reagon ish-trajneri i Kombëtares kuqezi

Pasi e shkarkuan nga Shqipëria, Panuccin e le dhe e dashura?! Reagon ish-trajneri i Kombëtares kuqezi

19:26, 29/07/2019
A+ Aa A-

Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, tri vite më parë kishte zyrtarizuar romancën me balerinën, Samanta Togni.

Në fakt, dyshja ka gjashtë vjet që janë të lidhur dhe së pari herë ishin takuar në garën e vallëzimit me yje, “Dancing With the Stars”.

Image

Por, lidhjen së tyre të luhatshme i ka ardhur fundit dhe këtë e ka konfirmuar vetë bukuroshja e shoubizit italian.

“Po, është e vërtetë, ne u ndamë. Nuk ndjej se duhet të jap deklarata të tjera”, ka thënë 38-vjeçarja.

Ende nuk dihet se cilat ishin arsyet që e çuan çiftin drejt ndarjes pas lidhjen që pritej të kurorëzohet me martesë.

Megjithatë nuk ka vonuar edhe reagimi i ish-trajnerit të Kombëtares kuqezi. Me anë të një foto në faqen e tij në Facebook, Panucci ka vendosur t’u japë fund aludimeve, duke publikuar foton me Samantën dhe duke konfirmua se çifti nuk është ndarë.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane më parë ka qenë i martuar për nëntë vjet me Isobel Panuccin, me të cilën ka një djalë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco