FOTO/ Një ndër shpellat më të bukura në botë gjendet në Kosovë

FOTO/ Një ndër shpellat më të bukura në botë gjendet në Kosovë

17:54, 29/07/2019
A+ Aa A-

Jo larg kryeqendrës së Kosovës, ndodhet njëra ndër shpellat më të bukura në botë. Është kjo Shpella e Gadimes e cila nuk është më larg se rreth 25 kilometra ose gjysmë ore  udhëtim nga Prishtina.

Derisa i afrohesh apo edhe kalon aty pari nuk duket ndonjë pamje interesante dhe nuk të lë ndonjë përshtypje, por ku të hysh në të e thellë e më thellë, shfaqen para vetës pamje të papërshkrueshme të cilën vetëm natyra ka ditur ta krijoj.

Nuk mund ti besosh fjalëve, pa e parë me sy këtë mrekulli që ka Kosova dhe që thuhet se është ndër katër shpellat më të bukura në botë....

Shpella e Gadimes, është zbuluar  më 1969 nga banori Ahmet Asllani, derisa ai ishte duke punuar në oborr  e tij. Ai  duke punuar ka parë se është hapur një gropë, ku edhe i kanë rënë pasjet e punës, derisa ka nisur të hyj poshtë për ti marr pajisjet, është dashur të bëjë dritë me fener dhe më pas është zbuluar se ishte shpellë. Pastaj kanë nisur gërmimet dhe pesë vjet më vonë më 1974 shpella është hapur për vizitorë, ku që nga ajo kohë miliona persona nga e mbarë bota nuk e kanë lënë pa e vizituar këtë mrekulli natyrore që ka Kosova.

Vizitorë të shumë nga Arabia, Finlanda, Italia,  Zvicra, Gjermania, Franca, Meksika, Japonia e vende tjera edhe këtë të diel kanë frekuentuar shpellën.

Cicëroni Fatmir Bytyqi dhe kolegia e tij  presin turma turistësh për ti shëtitur e shpjeguar në hapësirën mbi  një kilometër të shpellës.

Vizitorët informohen  nga cicëroni se shpella është zbuluar më 1969 derisa për vizitorë është hapur më 1974.

Ai tregon se gjithçka këtu brenda është natyrale e krijuar nga Zoti, ku aty mund të shihen vetëm një lloj i gjallesës që janë lakuriqët dhe asgjë tjetër.

Vazhdon rrugëtimi nëpër korridoret e saj, ku Bytyqi thotë se janë disa figura të ndryshme të krijuara natyrshëm nga procesi kimik dhe të cilat do të shihen secila.

Gjatë vizitës cicëroni tregon se  e gjitha shpella është nga mermeri, ku temperature ëhstë 7 gradë dhe këtu, stalagmitet, stalaktitet dhe oragonitet krijojnë një hapësirë mbresëlënëse dhe të cilat për tu rritur duhen rreth 30 mijë vjet.

Pjesa e parë që shfaqet në korridoret e ulëta e të errëta është salla e gjerë e cila është përdror për organizime të ndryshme të nxënësve të fshatit.

Ai tha se këti çdo gjë është e veçantë. Duken si stoli prej akujve, edhe pse janë të mermerit. Uji atmosferik, i cili kur bie në kontakt me ajrin përmes çarjeve të ndryshme tektonike, avullohet, e pastaj bëhet kondensimi i bikarbonatit të kalciumit.

Këtu ka figura të shumta që do të shihen  e disa prej të cilave janë dëmtuar gjatë luftës nga forcat serbe.

Secila pjesë e shpellës që vizitohet shpjegohet nga cicëronët për historinë e  tyre, figurave të  kristaleve, si ajo dy gishtrinjëve-liri demokraci, e kokës së peshkut e cila ka një pamje intresante.

Pastaj  vizitohet edhe figura e shqiponjës,  mjekra e Skënderbeut, fontana e dëshirave, liqeni simfonik, gjarpri, kristalet e pianos, bunari, oxhaqet, kristalet e bardha e figura tjera të krijuara nga natyra dhe që secila ka karakteristikat e saja ne vete.

Nuk mungojnë as fotografitë e videot e shumta nga pamjet mahnitëse që ka shpella Brenda vetës.

Aty është edhe figura e Marigonës duke qëndisur flamurin.

E pjesa më e bukur e shpellës është kopshti i dashurisë apo Romeo e Zhulieta që janë dy kristale e për tu bashkuar nevojiten edhe 1.5 milionë vjet.

Dy vrimat që janë këtu lartë janë cilësuar si oxhaqe dhe që janë të larta rreth 40 metra. Aty është edhe i ashtu quajturi bunari i shpellës. 

Cicëroni Fatmir Bytyqi, tregon se ekziston edhe kati i dytë i shpellës, por nuk është rregulluar akoma. Thellësia më e madhe është deri 200 metra. Shpella thuhet se ekziston qysh para 80 milionë vjetëve.

Drejtoresha e Shpellës së Gadimës Adriana Pllana, tregon për "Syri.net Kosova", se sivjet kanë pasur 7 mijë e 500 vizitorë nga vende të ndryshme nga vendi, rajoni e gjithë bota.

 Ajo tha se pritet të bëhen investime adekuate në infrastrukturë si shtrirja  e rrjetit të ri elektrik në gjithë hapësirën, hapja e galerive, tualetet e gjëra tjera në interes për vizitorët.

“Prioritet edhe më i madh do t'i kushtohet joshjes së turistëve të huaj, ku parashihet që pos fletë palosjeve do të bëhet edhe ndonjë reklamë në ndonjë media të fuqishme ndërkombëtare”, tha Pllana.

Drejtoresha, tregoi se Shpella e Gadimës, është monument i  rëndësisë së veçantë i mbrojtur me ligj dhe pritet që të hapet për vizitorë edhe galeria tjetër, ku duhen investime të mëdha.

Miranda, thotë se  nuk ka besuar se kjo shpellë është natyrale, por tash pasi e ka vizituar është bindur dhe vërtet ishte shumë më e mirë se që e kishte paramenduar.  

Anne Kivinaki nga Finlanda, tregon se ka vizituar për herë të parë shpellën dhe është e mahnitur me atë çfarë pa brenda. “ Shumë rrallë herë kam parë një bukuri të tilla natyrore edhe pse ka qenë në disa vende e shpella, por kjo ishte më e veçanta”, tha finlandezja.

Brahim Durmishi,  nga Skënderaj, i cili jeton në Finlandë, kishte ardhur  me familje për t’i treguar gruas dhe fëmijëve  pamjen shumë të bukur të shpellës. Ai tregoi se ka qenë qysh në shkollë për herë të par, ndërsa tash është rikthyer pas 30 vjetësh.

Dy ushtar italianë,  thanë se  kjo është shpella më e mirë që kanë vizituar.  Ata tregojnë se do t’i propozojnë kolegëve e të tij e të tjerëve që ta vizitojnë këtë mrekulli natyre. “Kemi realizuar shumë fotografi e video të cilat do  t’i  tregoj të gjithëve dhe do t’i propozoi për vizitë”, tha njëri nga italianët. Sipas tij duhet me shumë publicitet, pasiqë ashtu sikur unë nuk di askush për këtë shpellë që e vizituam. Ai  tregoi se në Itali ka  dy shpella, por jo sikur kjo,  janë ndryshe dhe atje më të ndritshme ndërsa këtu kishte shumë pak drita.

Burim Gashi e Sulltan Bytyqi nga Prizreni, kishin ardhur për ta parë shpellën  me 17 familjarë të cilët jetojnë e veprojnë në Dysburg të Gjermanisë. Ata atregojnë se janë për herë të dytë në vizitë dhe se herën e parë kishin qenë para tridhjete vjetësh dhe shpella I pëlqej tej mase familjarëve të tyre.

Edhe turistë të tjerë nga jashtë e brenda  shprehën të kënaqur me bukuritë që panë dhe që ka shpella, duke kërkuar që të bëhen më shumë investime në ndriçim, hyrja te shpella dhe informim më të madh ndërkombëtar.   

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco