FOTO/ Piktura e saj ngriti dyshimet për një shtatzëni të dytë të saj, Hueda El Saied tregon të vërtetën

FOTO/ Piktura e saj ngriti dyshimet për një shtatzëni të dytë të saj, Hueda El Saied tregon të vërtetën

14:58, 29/07/2019
A+ Aa A-

Hueyda El Saied ka zbuluar prej kohësh se pasioni i saj më i madh është piktura dhe pritet që së shpejti të hapë ekspozitën e tetë të saj.

Së fundmi ajo ka realizuar një pikturë mjaft të veçantë, të cilën njerëzit e kanë përkthyer si diçka personale të Huyedës.

Artistja shqiptare kishte pikturuar një balerinë shtatzënë me ngjyra të ndryshme dhe pasi El Saied e publikoi në ‘Instagram’ të gjithë menduan se ajo është në pritje të ëmbël.

Duke qenë se Hueyda më parë ka qenë balerinë, ndjekësit e saj dyshuan se ajo zgjodhi këtë mënyrë për të treguar se është shtatzënë dhe madje nuk munguan as urimet.

Në fakt kjo nuk është e vërtetë dhe këtë gjë Hueyda e ka mohuar vetë përmes një video të publikuar në ‘Instastory’.

“Piktura nuk ka lidhje me mua. Ish-balerinë jam, por nuk jam shtatzënë, se më kanë ardhur plot mesazhe urimi. Jo nuk jam shtatzënë, ishte thjesht një frymëzim i momentit”, ka treguar Hueyda.

Kujtojmë se artistja shqiptare është nënë e një djali të vetëm të quajtur Gabriel, i cili erdhi në jetë nga martesa e saj me Michael Tamisier. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco