E zhveshur dhe me fyt të prerë, gjendet e vdekur brenda në valixhe modelja e njohur

E zhveshur dhe me fyt të prerë, gjendet e vdekur brenda në valixhe modelja e njohur

12:18, 29/07/2019
A+ Aa A-

Një modele ruse 24-vjeçare është gjetur vdekur brenda në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë.

Trupi i modeles Ekaterina K. ishte zhveshur dhe ishte qëlluar disa herë me thikë.

Autori i kishte prerë fytin, ndërsa hetimet janë përqendruar te vrasja për shkak të xhelozisë

Modelja e njohur, blogere dhe një studente e shkëlqyer, e cila kishte fituar shkollimin për mjekësi, ndiqej nga rreth 80 mijë persona në rrjetin social Instagram.

Gjithashtu fansat mendonin se modelja kishte njw ngjashmëri të madhe me aktoren e njohur britanike dhe ikonën e modës Audrey Hepburn.

Sipas autoriteteve, modelja kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga i dashuri i saj 35-vjeçar dhe ishte lidhur me një burrë të moshuar 52-vjeçar.

Image

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco