Për herë të parë në historinë e  Vogue, një dukeshë i bashkohet redaksisë së revistës

Për herë të parë në historinë e Vogue, një dukeshë i bashkohet redaksisë së revistës

11:57, 29/07/2019
A+ Aa A-

Ishte faqja zyrtare e Meghan Markle dhe e Princ Harry-it që dhanë lajmin që dukesha do të jetë pjesë e revistës prestigjioze ‘Vogue’.

‘Ne jemi krenar të njoftojmë se Dukesha e Sussex do të merret me redaktimin e revistës së modës për çështjen e shtatorit të BritishVogue", njoftoi profilin social të Meghan Markle dhe Princ Harry
 
Gjatë shtatë muajve të fundit, Meghan  së bashku me kryeredaktorin Edward Enninful kanë zgjedhur si të sjellin për kopertinë e muajit shtator.

  Me titullin  "Forcë për ndryshim"  Meghan zgjodhi 15 gra, që përfaqësojnë ndryshimin.

Grupi i grave që Meghan admiron përfshin të famshme, politikanë dhe aktiviste të njohura për çështje të tilla si diversiteti, të drejtat transgjinore dhe ndryshimet klimaterike.

Ajo ka përfshirë aktore si Laverne Cox, Gemma Chan, Yara Shadidi, Jameela Jamil, Jane Fonda dhe Salma Hayek,  modele si Adwoa Aboah, Adut Akech dhe Christy Turlington Burns, aktiviste si Sinead Burke dhe Greta Thunberg Francesca Hayward.

Por ajo është përplasur me kritika në internet, të cilat vënë në dukje mungesën e Mbretëreshës në kopertinë.

Të tjerë gjithashtu e kanë kritikuar dukeshën për injorimin e infermierëve, mjekëve, juristëve dhe mësuesve.

Një komentues në Twitter e quante kopertinën “të zbrazët” dhe një tjetër e quajti revistën “absolutisht të tmerrshme”.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco