FOTO/ Sophia Loren, e mahnitshme edhe në moshën 84-vjeçare

FOTO/ Sophia Loren, e mahnitshme edhe në moshën 84-vjeçare

21:26, 24/07/2019
A+ Aa A-

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo Ponti, aktorja e madhe Sophia Loren, në moshën 84-vjeçare kthehet në skenën e filmit. “Jeta përpara teje” titullohet filmi i frymëzuar nga romani i Roman Gary.

Filmi parashikohet të dalë në 2020 dhe tregon historinë e madam Rosë, hebreja që arriti të largohet nga kampi i Auschwitz dhe krijon një raport tepër të fortë me një fëmijë me ngjyrë.

Momo ishte braktisur nga e ëma dhe Rosa kujdeset për të dhe ky i fundit kujdeset kur ajo sëmuret dhe detyrohet të qëndrojë në një karrige me rrota. Sofia Loren e cila prej 10 vitesh i mungonte seti kinematografik ka rolin e protagonistes. Xhirimet po bëhen në Puglia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco