Shifra marramendëse/ Ronaldo kryeson listën e futbollistëve me të paguar në Instagram - Messi vetëm i treti

Shifra marramendëse/ Ronaldo kryeson listën e futbollistëve me të paguar në Instagram - Messi vetëm i treti

23:20, 23/07/2019

Rrjeti social, Instagram, është kthyer në një nga platformat më me ndikim thuajse për të gjithë, në veçanti për futbollistët.

Futbollistët i përdorin mediat sociale për t’i mbajtur fansat aktiv me jetën e tyre të përditshme, për t’u mburrur me pushimet dhe për të promovuar sponsorët e tyre të ndryshëm.

Dhe ndryshe nga ne, njerëzit normalë – të cilët përpiqen me filtra vetëm për të bërë përshtypje miqtë tanë – sportistët tashmë fitojnë një pasuri absolute nga llogaritë e tyre të Instagramit.

Të njëjtit janë dominues kur bëhet fjalë për grumbullimin e mijërave nga Insta, e natyrisht se në krye me yllin Cristiano Ronaldo.

Sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, futbollisti i Juventusit përfiton afro 784 mijë dollarë (874 mijë euro) për një postim që bën në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 173 milionë ndjekës.

Vendin e dytë e zë Neymar me 580 mijë dollarë (647 mijë euro) me mbi 120 milionë ndjekës, ndërsa në vendin e tretë renditet Messi me 521 mijë dollarë (581 mijë euro) dhe me mbi 123 milionë ndjekës.

Ronaldo mbizotëron në këtë listë, megjithatë, vetëm dy njerëz në gjithë botën fitojnë më shumë se 34-vjeçari për postime në Instagram. Ata janë Kylie Jenner me një milion dollarë e (120 mijë euro) dhe Ariana Grande me 800 mijë dollarë e (892 mijë euro).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco