Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

FOTO/ Dhurata Dora thyen tjetër rekord, mbulohet me 'ar' dhe ka një arsye të mirë për festuar

FOTO/ Dhurata Dora thyen tjetër rekord, mbulohet me 'ar' dhe ka një arsye të mirë për festuar

21:44, 23/07/2019
A+ Aa A-

Dhurata Dora me këngën e saj “Zemër” në bashkëpunim me artistin e njohur Soolking kanë thyer rekorde, të cilat vijnë e shtohen dita ditës.

Kënga ka tejkaluar kufijtë e shqiptarisë, duke u bërë mjaft e pëlqyer ndërkombëtare dhe këtë fillimisht e vërteton numri I shikueshmërisë në Youtube. Kënga ka mbledhur plot 197 milionë shikime nga të gjitha anët e botës.

Mirëpo në ditën e sotme Dhurata ka festuar edhe një arritje të re. “Zemër” ka arritur plot 15 milionë ‘streaming’ në platformat dixhitale, duke e certifikuar këngën me diskun “Gold”.

Ky çmim vlerësohet nga industria muzikore franceze dhe është një arritje e veçantë për secilin artist shqiptar apo të huaj, pasi në industritë evropiane janë pikërisht këto mjete të cilat masin edhe suksesin e këngëtarëve.

“Nuk kam fjalë tjera përveç faleminderit, Zemër shkoi në e artë, ju dua”, ka shkruar 26-vjeçarja në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco