Stresi reagon ashpër ndaj akuzave për tradhti: Turp t’ju vijë!

Stresi reagon ashpër ndaj akuzave për tradhti: Turp t’ju vijë!

21:38, 23/07/2019
A+ Aa A-

Ditët e fundit Stresi ka qenë një nga personazhet më të diskutuar në media për jetën e tij private. Vetëm pak javë më parë reperi doli nga burgu, pas heqjes së lirisë me 8 muaj dhe menjëherë pas kësaj ngjarje u përfol se i dha fund marrëdhënies me partneren e tij, Kejsin.

Gjatë ditës së sotme, por edhe më parë, në media kanë qarkulluar lajme se Stresi ka tradhtuar Kejsin. Sot reperi publikoi një video në të cilën shihej në makinë me një modele për xhirimet e klipit më të ri dhe disa prej portaleve e përdoren si lajm duke thënë se Stresi shfaqet në shoqërinë e një tjetër vajze.

Siç duket kjo gjë e përsëritur nuk i ka pëlqyer aspak reperit, ndaj ai ka vendosur që pas kaq shumë artikujsh pa bazë të reagojë. Stresi ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të tijën dhe në të ka lënë një mesazh për të gjitha mediat që kanë shkruar lajme të rreme.

“Nuk guxon robi të dalë në foto se ta bëjnë dashnore direkt. Mundeni të flisni për sukseset e mia dhe jo për fanset. Turp t’ju vijë (portale)”, ka shkruar reperi në postimin e tij.

Në këtë mënyrë Stresi hodhi poshtë të gjithë zërat për tradhëti dhe tregon se marrëdhënia me Kejsin po ecën më së miri. Madje i ftuar së fundmi në emisionin “72 Sen” ai konfirmoi se martesa me partneren e tij do të organizohet dhe shumë shpejt ai do të shpërndajë ftesat. Kujtojmë se Kejsi dhe Stresi kanë gati 4 vite që njihen me njëri-tjetrin dhe pak kohë më parë kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco