VIDEO/ ‘Më vjen të qaj’ Luana Vjollca nuk ndalet me koncertet por i ndodh e papritura

VIDEO/ ‘Më vjen të qaj’ Luana Vjollca nuk ndalet me koncertet por i ndodh e papritura

10:38, 23/07/2019
A+ Aa A-

 Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po jeton momentet me të lumtura të jetës së saj.

E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë e deri tani i ka ecur goxha mirë.

 Moderatorja numëron një sërë koncertesh të mbajtura deri më tani, ndërsa së fundmi me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ka zbuluar dhuratat e bëra nga fansat e zjarrtë të cilët e shoqërojnë në çdo dalje publike.

Nga pamjet dallohet se Luana ka marrë disa postera me fotot e saj dhe mbishkrime krah tyre, ndërsa në ‘Instastory’ ka ndarë një video teksa vendos varësen e dhuruar nga ‘Luanator’.

“Pas koncertit, ndjenja më e bukur në botë. Luanator ju dua, fansat e mi janë më të mirët”, ka shkruar Vjollca krah videos duke shtuar se ishte emocionuar shumë dhe i vinte për të qarë.

Mesa duket fansat e bukuroshes kujdesen t’i dhurojnë asaj kujtimet më speciale nga koncertet e mbajtura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pas koncertit... NDJENJA ME E BUKUR NE BOTE !!! #Luanator Ju du. #MyFansAreTheBest ????????????

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco