VIDEO/ Nga marijuana, tek rakia me kivi/ Stresi tregon çfarë ndodh në burgjet shqiptare

VIDEO/ Nga marijuana, tek rakia me kivi/ Stresi tregon çfarë ndodh në burgjet shqiptare

09:39, 23/07/2019
A+ Aa A-

Arkimend Lushaj është një reper shumë i dashur dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët, të cilat këngët e tij i dëgjojmë shpesh në vende të ndryshme.

Reperi u arrestua në tetor 2018, pas një hetimi disa mujor ndaj një grupi kriminal që operonte në kryeqytet, pjesë e të cilit dyshohet të ishte edhe Stresi, dhe ai ka bërë 8 muaj burg ku para një muaji ai u shpall i lirë nga gjykata.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin “72 Sen” me Meriton Mjekiqin ku ka folur për herë të parë për periudhën që ka qenë Brenda në burg.

Stresi ka treguar se në burg ka qenë me të gjitha kushtet. Rrëfimi i tij për emisionin 72 Sen, të jep ndjesinë se është më mirë të jetosh në burg sesa jashtë.

Nga marijuana, tek rakia me kivi, stërvitja me paralele dhe telefoni, Stresi tregon çfarë ndodh në burgjet shqiptare.

“Mos me pasë vëlla marijuanë, do ishte djegur burgu. Merr flakë burgu me sektor me krejt. Vinin shefat thonin ça ke që je nervoz. I thoja vëlla, shtije vëlla, se s’rrinin çunat. Normale, ditë për ditë. Ndryshe aty, ishte keq, por ne kemi kaluar mirë. Rakinë e kemi bërë vetë, rakinë e kemi bërë vetë.

'Raki kivi, sugjeroj të gjithëve që rakinë ta bëjnë me kivi. Del më e fortë. Ushtrohesha, me parelele. Kur flisja me të shpisë, ua mbyllja shpejt se kishim gjëra për të bërë në burg. Unë kurrkushi s’jam. Jam informuar shumë mirë për reperat jashtë, se kisha telefon. Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik. Olti, Keldi, Visi, kemi jetuar si në film vëlla.”- është shprehur reperi.

px21x from sonila on Vimeo.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

MUZIKANTI dt 23 KORRIK 201923/07/2019 11:50

I bëfsh Hyzmet mëndjes o STRESI. Prisnim tjetër njeri pas dole nga burgu. Urime për "hitin" e ri o reper...

Shto koment

Denonco