Kënga e Noizyt një nga më të dëgjuarat në Itali, Greqi dhe Zvicër

Kënga e Noizyt një nga më të dëgjuarat në Itali, Greqi dhe Zvicër

23:17, 22/07/2019
A+ Aa A-

Noizy është pa dyshim një nga artistët më të suksesshëm në Shqipëri, përsa i përket stilit të tij të kënduarit, rep. Karriera e tij si reper ka nisur në një moshë shumë të vogël dhe siç mund ta mendoni, suksesi i tij ka ardhur në rritje.

Përveç këngëve solo apo bashkëpunime me artistë shqiptarë, Noizy ka dhe bashkëpunime me këngëtarë, reperë që njihen në vende të ndryshme të botës, gjë që i ka siguruar atij famë ndërkombëtare.

Kjo gjë duket lehtë nga mbështetja që kanë treguar në Itali për këngën e tij më të re, ‘Nuk kan besu’, e cila u publikua vetëm 24 orë më parë dhe tani zë vendin e 5-të ‘trending’ në shtetin fqinj.

Këtë gjë e ka treguar vetë reperi me një foto në ‘Instastory’, i cili dukej shumë i emocionuar për këtë arritje. Noizy publikon herë pas here video apo foto nga koncertet e tij jashtë shtetit, ku pritet me duartrokitje dhe britma nga të gjithë fansat.

Ndërkohë që Italia nuk është vendi i vetëm ku kënga më e re e Noizyt po ecën mirë.

Sikurse tregon kanali më i madh muzikor në botë, You Tube, kënga “Nuk kan besu” është e në vendin e 6 në “trending” në  Greqi, ndërsa pozicionohet në vendin e 9 të këngëve “trending” në Zvicër. 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco