Vrasje të vogla/ Oja i merr Merves shtëpinë, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Oja i merr Merves shtëpinë, ja ç’do ndodhë nesër

21:25, 22/07/2019
A+ Aa A-

Oja kërkon të marrë shtëpinë e Merves dhe ëndërron të krijojë një familje të madhe. Merve e përqesh Ojan pasi mendon se ajo nuk mund të krijojë familje. Oja e kërcënon se do i tregojë provat Serhanit.

Ajo i merr Merves edhe Rashelin. Komisari mëson se hetimet për vrasjen në Sarmashëk janë mbyllur. Ai vendos të mos ndalojë së zbuluari të vërtetën dhe i vihet pas Tajlanit. Tajlan ia mbath nga komisari por ai arrin ta kapë dhe e merr në pyetje.

Tajlan i tregon komisarit se Merve dhe Oja gjithnjë kanë qenë armike por ditën e vrasjes ishin bërë ortake. Burxhu tronditet kur sheh se ka helmuar Mehmetin. Arzu shkon në spital ndërsa Burxhu e ndjek pas.

Arzu ka frikë se do e humbasë Mehmetin ndërsa Enver i gjendet pranë. Doktori njofton Arzun se Mehmet e ka kaluar rrezikun për jetë. Enver e kupton që Arzu vazhdon ta dojë Mehmetin dhe vendos të mbeten miq.

Merve kërkon ndihmën e avokates por nuk i tregon asaj të vërtetën. Arzu dhe Mehmet rikthehen në shtëpinë e tyre dhe kuptojnë që nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin.

Arzu vendos ta falë Mehmetin. Mehmet shkon në shtëpinë e Burxhus dhe e kërcënon se do e vrasë. Serhan i tregon Mehmetin situatën e vështirë në të cilën ndodhet me Ojan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco