Cardi B frikëson fansat me postimin e saj: Do doja të isha e vdekur!

Cardi B frikëson fansat me postimin e saj: Do doja të isha e vdekur!

17:31, 22/07/2019
A+ Aa A-

Ajo është një nga reperet më të njohura dhe më të pëlqyera për momentin në SHBA. Por me postimin e saj më të fundit Cardi B i ka trembur fansat e saj. Ajo ka shkruar në Twitter një postim ku ka shkruar: “Do doja të isha e vdekur”.

Në pak minuta duket se ajo u pendua dhe e ka fshirë atë çfarë kishte shkruar. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, por në media aludohet se ajo do të ketë qenë e lodhur nga aktivitetet e shumta këtë periudhë.

Cardi B këto kohë ka qenë vazhdimisht prezente në koncerte të ndryshme dhe më i fundit ishte ai në Kaliforni. Sa i përket jetës private ajo është në një lidhje me Offset dhe së bashku kanë vogëlushen 1-vjeçare Kulture.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco