Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Suksesi/ ‘Meant to be’ nga Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line arrin 800 milionë shikime në YouTube

Suksesi/ ‘Meant to be’ nga Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line arrin 800 milionë shikime në YouTube

23:39, 20/07/2019
A+ Aa A-

Të shumta janë sukseset e shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha.

Në tetor të vitit 2017, ajo lançoi një prej këngëve e cila absolutisht do të ishte ndër më të suksesshme në karrierën e saj.

“Meant to be” në bashkëpunim me grupin e njohur Florida Georgia Line, e solli në një version ndryshe artisten shqiptare – si një vajzë amerikane e cila këndon country.

Suksesi i kësaj kënge u pa që në fillim kur kënga filloi të pëlqehet e shkarkohet me të madhe, e ndërsa tani ka arritur mbi 800 milionë shikime në kanalin YouTube.

Kjo shifër e madhe tregon impaktin që kënga “Meant to be” ka pasur tek dëgjuesit, veçanërisht amerikanët të cilët janë adhurues të muzikës country.

Në lidhje me këtë këngë, Rexha i tha Billboard-it: “Kam respektuar zhanrin e vendit dhe, duke u rritur në New York, dija për artistë të vendit që kishin kaluar në anën pop, si: Faith Hill, Dixie Chicks dhe Taylor Swift. Një vajzë e Nju Jorkut si unë do të kishte një hit vendor me zhanrin country“.

Videoja muzikore është filmuar në Albuquerque, New Mexico me regji të Sophie Muller.

“Meant to be” ka qenë e nominuar në festivalet më të mëdha botërore si: Grammy, MTV VMA, iHeart Radio Music Awards, Billboard Music Awards, MTV EMA etj.

Kënga flet për një vajzë të zhgënjyer nga dashuria, e cila e braktisur kërkon të nis një rrugëtim të ri në jetë, ndërsa ëndërron pa fund, ndonëse kur zgjohet realiteti për të është i hidhur.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco