Noizy paralajmëron suksesin e radhës me një FOTO nga fëmijëria

Noizy paralajmëron suksesin e radhës me një FOTO nga fëmijëria

22:43, 20/07/2019
A+ Aa A-

Karriera e Noizyt si reper në Shqipëri ka filluar kur ai ka qenë në një moshë fare të vogël. Suksesi i tij ka ardhur gjithmonë në rritje, duke u kthyer kështu në një ndër reperët më të komentuar të showbiz-it.

Ditën e sotme, Noizy ka paralajmëruar lançimin e këngës së tij më të re, me titull ‘Suksesi’ që me siguri do të ketë në thelb arritjet e tij që nga fillimet e karrierës.

Për të promovuar këngën, ai ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe të bukur njëkohësisht, duke publikuar në ‘Instagram’ një foto kur ka qenë vetëm 4-muajsh, në krahët e gjyshes së tij.

Kjo foto ka marrë komente të shumta nga fansat e tij, ku disa flasin për pamjen e tij të ëmbël, ndërsa pjesa tjetër për arritjet e tij si artist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco