Dua Lipa e lidhur me vëllain e tyre, dy modelet seksi ‘kërcënojnë’ këngëtaren shqiptare

Dua Lipa e lidhur me vëllain e tyre, dy modelet seksi ‘kërcënojnë’ këngëtaren shqiptare

16:53, 20/07/2019
A+ Aa A-

Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anwar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Por dy modelet mësohet se kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare. Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje.

Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur, se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23-vjeçare Dua Lipa.

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

Prej disa ditësh Dua Lipa nuk e fsheh më lidhjen e saj me Anwar. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka ndarë me ndjekësit disa momente që ka kaluar me të dashurin e ri, kryesisht i njohur si vëllai i dy supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Modeli dhe këngëtarja ishin në një festë me miq e të afërm, dhe nga videot e publikuara duket se Anwar nuk i reziston dot Duas, duke i dhuruar prekje dhe puthje në publik.

Ndërkohë që çifti po shijon romancën, lidhja e tyre vazhdon të komentohet shumë në media dhe rrjete sociale, madje ish- i dashuri i saj, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter, të ripostuar mijëra herë në shenjë mbështetje ndaj tij.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër për këtë thumb, duke iu referuar aludimeve të ndjekësve se Dua po e bën të gjithë këtë për famë dhe përfitime personale.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco