FOTO/ Sot nje modele e njohur por jeta e Arbenita Ismajlit nuk ka qënë e lehtë para famës

FOTO/ Sot nje modele e njohur por jeta e Arbenita Ismajlit nuk ka qënë e lehtë para famës

14:55, 20/07/2019
A+ Aa A-

Arbenita Ismajli është kthyer shpejt në një prej modeleve më të ndjekura e të komentuara në showbizz-in shqiptar, sidomos pas lidhjes me reperin Fero.

Që nga deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin e deri tek komentet, në çdo hap të lidhjes së tyre duket se ka shumë interes.

Modelja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video nga më të ndryshmet si nga përditshmëria e saj ashtu edhe nga profesioni.

Por së fundmi me anë të një postimi Arbenita tregoi se jeta e saj nuk ka qënë e lehtë para famës.

“Mbaj mend që nuk përballoja të blija produktet e kozmetikës të ‘Avon’”, ka shkruar modelja mbi një foto ku shfaqet fytyra e saj si imazh i kësaj firmeje.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Arbenita ishte protagonistja në videoklipin e këngës së fundit të Feros, e cila i dedikohej pikërisht asaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco