Vrasje të vogla/ Oja kërcënon Merven me prova, ja ç’do ndodhë të hënën

Vrasje të vogla/ Oja kërcënon Merven me prova, ja ç’do ndodhë të hënën

21:44, 19/07/2019
A+ Aa A-

Oja mbetet e vetme në makinë por arrin të shpëtojë. Ajo pret rripin e sigurimit dhe merr celularin ku ka regjistruar bisedën me Merven. Merven e merr Rasheli nga vendngjarja. Ajo shkon në shtëpi dhe pastrohet e mjekon krahun e lënduar.

Oja shkon në spital për të mësuar gjendjen e bebit dhe gëzohet kur sheh se ai jeton akoma. Serhan shkon të takojë Ojan por e gjen klinikën të mbyllur. Oja i tregon shokut të saj doktor se fëmija nuk ka baba dhe se do e rrisë e vetme.

Oja bën plan për tu hakmarrë ndaj Merves me bisedën që ka regjistruar në makinë. Pelin i tregon Ojas se Merve e ka mësuar lidhjen e saj me Serhanin. Oja i tregon që është ndarë nga Serhani. Pelin më pas shkon tek Merve dhe i tregon që e dashura e Serhanit është Oja.

Merve mëson se Oja është gjallë. Oja ndan me Inxhin lajmin e shtatzënisë. Ajo shkon tek Merve dhe e kërcënon se do tregojë në polici për aksidentin. Oja i tregon Merves bisedën e tyre që ka regjistruar në telefon./revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco