‘E vras nëse flirton…’/ Carla Bruni, tejet xheloze për Sarkozyn

‘E vras nëse flirton…’/ Carla Bruni, tejet xheloze për Sarkozyn

20:42, 19/07/2019
A+ Aa A-

Carla Bruni është shumë xheloze për bashkëshortin Nicolas Sarkozy dhe duket se nuk e ka aspak problem që ta tregojë. Në një intervistë të fundit në emisionin “Femmes puissantes”, Carla u shpreh në nota humori: “Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur, i pres fytin. Kështu që, ai nuk e bën kurrë këtë gjë.”

Këngëtarja dhe ish-modelja tha më tej se është shumë feministe dhe se femrat e tjera nuk i konsideron “rrezik”, por aleate. 51-vjeçarja nuk iu shmang dot rikthimit pas në të shkuarën, kur u njoh me ish-presidentin francez.

“Në periudhën që ne jemi njohur, ishim të dy “singël”, nuk kemi qenë shkaku i prishjes së një lidhjeje të mëparshme. Nuk kishte hi në takimet tona dhe nuk prishëm asgjë”- u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco