Vendimi i Gretës që e la pa fjalë Aurelën!

Vendimi i Gretës që e la pa fjalë Aurelën!

19:50, 19/07/2019
A+ Aa A-

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të talentuara në tregun muzikor shqiptar. Karierrën e saj ajo e ka nisur që në moshë të hershme dhe deri në ditët e sotme mbetet mjaft e pëlqyer për publikun.

Pritet që së shpejti t’i rikthehet performancave “live” me një bandë muzikore.

Ky lajm u zbulua nga “RevistaWho” ditën e djeshme dhe të gjithë fansat e këngëtares e pritën mjaft mirë.

Por përveç tyre Greta ka edhe mbështetjen e artistëve të tjerë, në veçanti të Aurela Gaçes, e cila prej vitesh ndjek këtë gjë në profesionin e saj.

Aurela ka shumë kohë që këndon çdo fundjavë “live” bashkë me bandën e saj muzikore në “club” nate dhe publiku e ka vlerësuar për këtë gjë. Këngëtarja ka treguar gjithmonë se do të donte që artistët shqiptarë të jepnin maksimumin duke kënduar “live” dhe jo me regjistrim, prandaj ajo e mbështet plotësisht këtë vendim të Gretës.

Aurela ka publikuar një pjesë nga lajmi për Gretën në llogarinë e saj të Instagram-it, Instastory, ku përkrah tij ka shkruar: “Më pëlqeu shumë ky vendim i yti Greta Koçi. Paçim sa më shumë lajme të tilla”. Greta e ka ripostuar në profilin e saj dhe bashkangjitur tij ka shkruar: ‘Faleminderit Aurela Gaçe! Të dua fort”.

Në këtë mënyrë dy artistet kanë treguar se mes tyre nuk ka konkurrencë, përkundrazi do ju vinte mirë që çdo këngëtar të ndiqte të njëjtën rrugë që ato kanë zgjedhur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco