VIDEO/ Publikoi një pjesë të filmit ‘Macet’ Taylor Swift kryqëzohet nga fansat

VIDEO/ Publikoi një pjesë të filmit ‘Macet’ Taylor Swift kryqëzohet nga fansat

13:28, 19/07/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Taylor Swift publikoi në llogarinë e saj të ‘Instagram-it’ një pjesë të ‘trailer-it’ të filmit “Cats” ku ajo, Jason Derulo, Idris Elba dhe shumë VIP-a të tjerë kanë role kryesore.

Kjo video ka shkaktuar menjëherë shumë reagime nga fansat, të cilët jo vetëm e kanë urryer, por dhe kanë filluar të tallen me detajet e filmit.

Si përshembull me faktin që macet në film kanë gjoks, apo Taylor Swift që mban veshur taka.

Përdoruesit janë treguar fare të pamëshirshëm.

Disa e quanin filmin “makth”, disa “ndëshkim për efektet e ‘Snapchat’”, ndërsa pjesa tjetër ka kthyer çdo gjë në meme.

Asnjë nga aktorët apo producentët e filmit nuk ka reaguar pas këtyre komenteve, por duket se asnjë nuk është i emocionuar për publikimin e këtij filmi.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco