VIDEO/ I dashuruar marrëzisht/ Ja çfarë bën Anwar Hadid për Dua Lipën

VIDEO/ I dashuruar marrëzisht/ Ja çfarë bën Anwar Hadid për Dua Lipën

12:25, 19/07/2019
A+ Aa A-

 

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Para disa javësh, këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish të dashurin e saj kuzhinier Isaac Carew dhe tashmë ajo sapo ka filluar një lidhje romantike me vëllain e dy modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid, i cili quhet Anëar Hadid.

Dhe tashmë nuk mungojnë më foto dhe video ku çifti i njohur i showbizit publikojnë së bashku.

Dhe ditën e sotme Dua Lipa ka publikuar një video në Instastory ku Anwar bën një gjest shumë romantik.

Ai ka shkruar në bluzë shkronjën “D” për Dua Lipën, ndërkohë që këngëtarja e filmon.

Mirëpo,veç gjestit të ëmbël, vëmendjen  na e tërhoqi një tjetër detaj. Thonjtë e Anëar-it, të cilët i ka lyer me manikyr në ngjyra të ndryshme dhe i ka gjysmë të fshirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco