FOTO/ Afrona i bën Bleros urimin më të bukur për ditëlindje

FOTO/ Afrona i bën Bleros urimin më të bukur për ditëlindje

10:09, 19/07/2019
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika dhanë lajmin pak muaj më parë se në shtator të këtij viti do t’i japin fund beqarisë.

Çifti prej muajsh kanë nisur përgatitjet dhe në profilet e tyre në Instagram kanë zbuluar dhe disa detaje rreth veshjeve dhe ceremonisë.

Ndërsa ditën e sotme, Blero feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga bashkëshortja e tij e ardhshme.

Që në orët e para të mëngjesit, Afrona ka publikuar një foto në profilin e saj dhe pranë ka shkruar urimin më të ëmbël për Bleron.

“Premtoj të vazhdoj të bie në dashuri me ty sërish dhe sërish, pavarësisht se sa milje mund të na ndajnë. Gëzuar ditëlindjen mashkulli im, e ardhmja ime, dashuria ime. Të dua. Ditëlindja jonë e fundit si të pamartuar hihi”, ka shkruar Afrona.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco